Rizgjedhet kryetari si dhe anëtarët e rinj të Bordit të AGK-së

Xhemajl Rexha është rizgjedhur edhe për një mandat tjetër në krye të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, pasi mori shumicën e votave nga gazetarë, kameramanë e fotoreporterë në Kuvendin zgjedhor të këtij asociacioni.

Ai ka fituar 161 vota, kurse kundërkandidati i tij, Mentor Buzhala, 31 vota.

Me statutin e ri të votuar sot është paraparë edhe pozita e nënkryetarit/es, e në të cilën pozitë është përzgjedhur gazetarja Naile Dema Selmani. Ndërkaq, pjesë e Bordit të AGK-së janë zgjedhur: Milot Hasimja, Florande Morina, Blerta Dalloshi, Mehmet Krasniqi, Fatlum Jashari, Jehona Hulaj dhe Besnik Velija. /Kosova.info/

Go to TOP