Retkoceri: Ndërtimi i lartë afër stacionit të autobusëve tjetërson qytetin

Dega e PDK-së në Prishtinë, akuzoi komunën për vendimin që 15 hektarë tokë në lagjen “Kalabria” të jenë zonë ndërtimi. Për këtë çështje ka folur shefi i asamblistëve të PDK-së ne komunën e Prishtinës, Leutrim Retkoceri.

Ai tha se të hënën është thirrur  seancë e jashtëzakonshme nga kryetari Përparim Rama që të propozohet dhe të kalojë plani urban për lagjen Kalabria.

Ai theksoi se lajmi i mirë i kësaj dite është që mbas një maratone të diskutimeve plani është plotësuar me propozime edhe nga grupi i Partisë Demokratike të Kosovës, ku sipas tij PDK ka kërkuar të rritet zona e gjelbër, të rritet numri i shkollave dhe çerdheve në këtë zonë si dhe të kthehet parku botanik i cili ishte në planin paraprak.

“Me këtë plan të Përparim Ramës të gjitha këto ishin zvogëluar apo ishin larguar në tërësi”, tha Retkoceri në “Info Plus”, në RTK.

Sipas Retkocerit, fatkeqësisht nuk është arritur të adresohet shqetësimi kryesor i PDK-së, mbrojtja e pronës publike nga ndërtimet.

“15 hektar pronë publike përreth stacionit të autobusëve me këtë plan u vënë në dispozicion për ndërtime të larta nga ndërtuesit që tashmë më këtë plan do ta tjetërsojnë atë pronë ku gjendet stacioni i autobusëve e cila është pikë nyje për shumë udhëtar”, tha ai.

Retkoceri tha se propozimi i PDK-se që në këtë plan mos të përfshihen 15 hektarët tokë përreth stacionit nuk mori votat e duhura që të kaloi.

Sipas tij, ka pasur marrëveshje për këtë dhe plani ka kaluar më votat e Lëvizjes Vetëvendosje dhe se është hera e dytë që po votohet një vendim pas Badovcit”

“Me votat e Lëvizjes Vetëvendosje Përparim Rama arriti që së bashku ta kthejnë këtë zonë në ndërtime të larta, e ky ndërtim i lartë do të vihet në dispozicion të ndërtuesve dhe është dëm jashtëzakonisht i madh që ju ka shkaktuar qytetit”, tha ai.

Go to TOP