Reali, ‘mbret’ i Evropës, mposht Atalantën

Real Madridi në mënyrën më të mirë të mundshme e ka nisur edicionin e ri në futbollin evropian.

Gjiganti spanjoll e ka mposhtur Atalantën, me rezultat 2-0, të mërkurën mbrëma në Varshavë duke fituar trofeun e Superkupës së Evropës.

Pjesëloja e parë mes madrilenëve dhe skuadrës nga Bergamo, ka dhënë një lojë mesatare me një iniciative të lehtë të skuadrës së Realit, megjithatë, 45-minutëshi i parë nuk ka prodhuar asnjë gol.

Mirëpo, në fraksionin e dytë të kësaj sfidë, të besuarit e Carlo Ancelottit u ‘zgjuan’ nga gjumi dhe ia dolën dy herë ta dërgojnë topin në rrjetën kundërshtare.

Fillimisht Valverde (59’), zhbllokojë ndeshjen duke kaluar Realin në epërsi, ndërsa nëntë minuta më vonë ylli francez Kylian Mbappe dyfishojë avantazhin e skuadrës ‘merenguese’ në 2-0.

Reprezentuesi francez debuton me gol në fanellën e Real Madridit, skuadër të cilës iu bashkua këtë verë nga PSG-ja.

Përfundimisht fituesi i Ligës së Kampionëve triumfon ndaj fituesit të Europa League, duke e nisur me trofe sezonin e ri të garave në Evropë.

***

Mbappe debuton me gol, Reali dyfishon epërsinë ndaj Atalantës

(E plotësuar, 22:29) Ylli francez Kylian Mbappe ka debutuar me gol në fanellën e Real Madridit.

Sulmuesi francez ka shënuar golin e dytë për madrilenët në minutën 68-të për ta ngritur avantazhin e ‘Los Blancos’ në 2-0 ndaj Atalantës.

Real Madrid dhe Atalanta po luajnë në Varshavë në ndeshjen e Superkupës së Evropës.

Shënon Valverde, Reali në epërsi

(E plotësuar 22:20) Vjen goli i parë në Superkupën e Evropës mes Real Madridit dhe Atalantës.

Është Valverde (59’), i cili ka zhbllokuar ndeshjen duke kaluar skuadrën madrilene në epërsi prej 1-0.

Real Madrid dhe Atalanta po luajnë në Varshavë në ndeshjen e Superkupës së Evropës.

Go to TOP