Google: Sulmi ndaj ShBA-së është më i madh se sa mendohej

Përfshirja e hakerëve iranianë në politikën amerikane është e vazhdueshme dhe më e përhapur, sesa mendohej më parë.

Kështu deklaron Google të mërkurën, shkruan CNN.

Në fillim të kësaj vere, një duzinë apo më shumë punonjës të Joe Biden dhe Donald Trump u tha se ishin ekspozuar ndaj të ashtuquajturave ‘email phishing’ me qëllim të gjetjes së informacionit sekret në kompjuterët e tyre.

Ende sot, shihen përpjekje për të hyrë në llogaritë e njerëzve të afërt me Trump, Biden dhe Kamala Harris.

Thuhet se hakerët janë të lidhur me Gardën Revolucionare të Iranit.


Go to TOP