Ramush Haradinaj lëshon takimin me Kurtin dhe opozitën

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është parë duke dalë nga takimi me kryeministrin Kurti dhe dy liderët e opozitës Abdixhikun e Krasniqin, që u planifikua të fillonte sot në orën 08:00.

Nuk dihet arsyeja e largimit, pasi Haradinaj nuk është prononcuar për media.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka ftuar liderët e opozitës për t’u takuar pas zhvillimeve të fundit në Veri.

Ftesës për takim sot në mëngjes i janë përgjigjur pozitivisht kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, por ky i fundit pas pak minutash është parë duke dalë nga takimi. 

Go to TOP