Rama vlerëson Policinë e Kosovës për punën në Prishtinë: Përkushtimi dhe profesionalizmi, shtylla të sigurisë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur mirënjohjen e tij për të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës, me rastin e publikimit të Raportit të Punës për Rajonin e Prishtinës për vitin 2024.

Rama ka vlerësuar përkushtimin dhe profesionalizmin e policisë, duke theksuar rëndësinë e tyre si shtylla kryesore për një shoqëri të sigurt. Ai ka përmendur edhe krijimin e Drejtorisë së Kryeqytetit brenda Policisë së Kosovës, një strukturë e re e cila synon forcimin e sigurisë dhe ofrimin e shërbimeve më efikase për qytetarët e Prishtinës.

“Bashkëpunimi ynë me Policinë e Kosovës do të vazhdojë të thellohet, duke siguruar koordinim më të mirë dhe mekanizma efektivë për parandalimin e krimit dhe mbrojtjen e rendit publik,” ka deklaruar Rama.

Në këtë vlerësim është bashkuar edhe drejtori rajonal i Policisë së Kosovës për Prishtinën, Lulzim Fushtica, i cili ka theksuar se angazhimi i vazhdueshëm i policisë është i domosdoshëm për sigurinë dhe rendin publik.

Raporti i Punës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës për vitin 2024 pasqyron rezultatet dhe sfidat e policisë gjatë vitit të kaluar, duke përfshirë rastet e parandalimit të krimit, hetimet dhe masat për përmirësimin e sigurisë urbane. /Kosova.info/


Go to TOP