Rama: Shkolla “Nazim Gafurri” përfshihet në modelin e mësimit gjithëditor, me kabinete moderne dhe ushqim të shëndetshëm për nxënësit

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, njoftoi se shkolla fillore dhe e mesme e ulët “Nazim Gafurri” është bërë shkolla e pestë në kryeqytet që përfshihet në modelin e mësimit gjithëditor.

“Rreth 500 nxënës të kësaj shkolle tani ndjekin mësime në kabinete moderne për lëndë të ndryshme dhe kanë qasje në hapësira për art, shkencë dhe socializim”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë se, me tabela digjitale për një mësim më interaktiv dhe me ushqime të përgatitura nga kuzhina qendrore, duke përfshirë gjella të ngrohta, sallata dhe fruta të freskëta, shkolla synon të krijojë një ambient të favorshëm për zhvillimin akademik dhe mirëqenien e nxënësve. /Kosova.info/


Go to TOP