Rama: SHBA aleat i palëkundur i Kosovës, festohet 4 Korriku në Bondsteel
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, ka marrë pjesë në festimet për 4 Korrikun dhe 250-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kampin Bondsteel.
Në një postim në Facebook, Rama ka theksuar se Kosova nuk i harron miqtë që kanë qëndruar pranë saj në momentet më të rëndësishme të historisë, duke e cilësuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës si një aleat të palëkundur dhe mik të veçantë të vendit.
Ai ka shtuar se festimi në Bondsteel është dëshmi e marrëdhënieve të forta mes Kosovës dhe SHBA-së, të ndërtuara ndër vite mbi vlerat e lirisë, demokracisë dhe bashkëpunimit.
Rama ka shprehur mirënjohje për partneritetin mes dy vendeve, duke theksuar se ai mbetet po aq i fortë sa në të kaluarën.
“Mirënjohja jonë mbetet e fortë”, ka shkruar ai në fund të postimit. /Kosova.info/
