Rama: Prishtina investon në dyer moderne për hyrjet banesore, rritet siguria për qytetarët

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se po investohet në vendosjen e dyerve të reja dhe më moderne në hyrjet e banesave publike. Kjo iniciativë ka për qëllim rritjen e sigurisë dhe qetësisë për banorët e kryeqytetit.

“Siguria e banorëve është prioritet! Po investojmë në dyer të reja për hyrjet banesore, duke garantuar më shumë mbrojtje dhe komoditet për të gjithë,” ka deklaruar Rama.

Ky projekt po realizohet nga Ndërmarrja Publike Banesore dhe pritet të përmirësojë ndjeshëm standardet e sigurisë në ndërtesat publike të Prishtinës. /Kosova.info/


Go to TOP