Rama: Nga nesër, nis zbatimi i plotë i Rregullores për “Prishtina Parking”
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se në përputhje me vendimin e Gjykatës Supreme, nga nesër hyn në fuqi dhe fillon zbatimi i plotë i Rregullores për rregullimin e parkingjeve në kryeqytet, shkruan Kosova.info.
Sipas tij, të gjitha parkingjet publike të menaxhuara nga “Prishtina Parking” do të shfrytëzohen vetëm me pagesë, në bazë të tarifave zyrtare. Çdo parkim pa pagesë do të sanksionohet me gjoba dhe masa ndëshkuese, në përputhje me legjislacionin aktual.
“Prishtina është qytet ku hapësira publike u shërben të gjithëve në mënyrë të barabartë,” ka shkruar Rama./Kosova.info/
Prev Post
Horoskopi i datës 9 shtator
