Rama: NATO të vijojë dialogun me të gjitha vendet e Ballkanit, përfshirë Serbinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur sot nga selia e NATO-s në Bruksel se Aleanca duhet të vijojë dialogun me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Serbinë. 

Në konferencën për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, Rama tha se Shqipëria do të vazhdojë të luajë rolin e saj tradicional në mbështetje të paqes rajonale, pajtimit dhe sigurisht stabilitetit.

“Ne do të vazhdojmë të luajmë rolin tonë tradicional, në mbështetje të paqes rajonale, pajtimit dhe sigurisht stabilitetit. Besojmë shumë se është tejet e rëndësishme që të vijojmë një dialog të përhershëm me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshi edhe Serbinë, e cila nuk është pjesë e Aleancës, por ende është pjesë e rajonit tonë”, tha Rama.

Lexo po ashtu:

Stoltenberg: Mirëpres mbështetjen e Shqipërisë për Ukrainën

“Nga ana tjetër pata edhe një herë shansin t’iu them atë që kam përmendur në samit, nevojën për të konsideruar për përfshirjen e Kosovës në partneritetin për paqe. Edhe pse e dimë që ka kufizime politike nga disa vende aleate, megjithatë, në kohët që jetojmë, në këndvështrimin tim modest është vërtet e mençur që kjo të konsiderohet”. 

Go to TOP