Rama: Barazia gjinore, kyçe për zhvillimin e Prishtinës

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka theksuar se barazia gjinore mbetet një nga shtyllat kryesore për zhvillimin e qëndrueshëm të kryeqytetit.

Gjatë një takimi me Vlora Nushi, përfaqësuese e UN Women në Kosovë, Rama bëri të ditur se është diskutuar për mundësitë konkrete të forcimit të kësaj qasjeje në nivel lokal.

Sipas tij, përmes politikave të mirëfillta dhe bashkëpunimit institucional, Prishtina synon të afrohet me praktikat evropiane në promovimin e barazisë gjinore.

“Kryeqyteti që krijon mundësi të barabarta, ecën përpara”, ka theksuar Rama duke nënvizuar përkushtimin e komunës për të ndërtuar një shoqëri më gjithëpërfshirëse. /Kosova.info/

Go to TOP