Rama: Ambienti i pastër, mision që po përmbush kryeqyteti

UNICEF-i në bashkëpunim me Ambasadën Suedeze në Kosovë, implementuar nga OJQ “PEN”, përmes një ekspozite/instalacioni, shënuan ditën e ambientit.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, tha se ambienti i pastër është një mision që po e përmbush kryeqyteti.

“Kryeqyteti është duke krijuar politika dhe vizioni ynë është në përputhje të zhvillimit të qëndrueshëm dhe mbrojtje të mjedisit. Jemi duke ndërmarrë hapa për zona për këmbësorë që të stimulohet ecja dhe transporti alternativ.

Po ashtu, edhe zgjerimi i rrjetit të Termokosit që është një nga faktorët për ruajtje të  ambientit. Ju keni parë edhe projekte të ndryshme të cilat lidhin zonat në kryeqytet për  një qasje të lehtë dhe të sigurt. Janë iniciativa të ndryshme sikurse edhe ardhja e autobusëve të rinj, të cilat do të ndikojnë në përdorin sa më shumë të trafikut urban. Ambienti i pastër është një mision i cili po përmbushet nga komuna e Prishtinës”, tha kryetari i Prishtinës, Përparim Rama. /Kosova.info/

Go to TOP