Qytetari nga Ferizaj gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Me datën 8 maj rreth orës 17:10 qytetari nga Ferizaj, D .Sahiti i moshës 32 vjeçar, në rrugën “Reçaku” afër një barnatore në Ferizaj ka gjetur një shumë të caktuar të parave dhe menjëherë ka njoftuar policinë dhe ato i ka dorëzuar në stacionin e policisë në Ferizaj.

Lusim pronarin e vërtetë të parave të paraqitet në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas verifikimit ti kthehen ato, njofton policia.

Me këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj e ka falënderuar qytetarin D. Sahiti për gjestin e tij human dhe shembullorë për dorëzimin e parave të gjetura, në stacionin e policisë.

Go to TOP