Qeveria shpall konkurs për drejtorë të bordeve të katër ndërmarrjeve publike, inkurajon qytetarët të aplikojnë

Qeveria e Republikës së Kosovës, Zyra e Kryeministrit, fton të gjithë të interesuarit, që kanë kualifikim dhe përshtatshmëri profesionale, që të aplikojnë në konkurset e hapura për Drejtor të Bordeve të Ndërmarrjeve Publike Qendrore dhe Njësisë për Inteligjencë Financiare.

Qeveria e Republikës së Kosovës zotohet se do të ketë procese rekrutimi me integritet e transparencë.

Si aksionar i Ndërmarrjeve Publike, Qeveria ka qëllim të sigurohet që personat kompetentë dhe me integritet përzgjidhen në borde, në mënyrë që të përmirësohet menaxhimi dhe performanca e tyre, dhe përfundimisht shërbimet për qytetarët e bizneset.

Për Drejtorë të Bordeve të Ndërmarrjeve Publike Qendrore për:

· Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit Radoniqi Sh.A, Gjakovë

· Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit Mitrovicë Sh.A, Mitrovicë

· NPH Ibër Lepenc, Sh. A. dhe

· Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit Prishtina, Sh. A.

Afati i konkursit është i hapur deri më 29 tetor 2021, ndërsa për informata shtesë mund të njoftoheni përmes telefonit 038 200 14 400.

Vegëza e konkursit: http://kryeministri.rks-gov.net/dokumente/?kategoria=konkurse-njoftime-dhe-shpallje&viti=2021

Ndërsa konkursi për Drejtor të Njësisë për Inteligjencë Financiare të Republikës së Kosovës është i hapur deri më 05 nëntor 2021, ndërsa për informata shtesë mund të njoftoheni përmes telefonit në numrin: 038 200 34 155.

Vegëza e konkursit: https://mf.rks-gov.net/desk/inc/media/87B27260-A430-45EB-B5D9-6A074660009D.pdf

Go to TOP