“Qejfin të ma bësh…”, pronari në Zvicër që ofronte vende pune për vajzat, por me kushte seksuale

Rrjetet sociale falë shtrirjes së madhe janë bërë mënyra më e preferuar e komunikimit të mashtruesve.

I tillë është edhe rasti që Fiks Fare transmetoi mbrëmjen e së enjtes, ku një pseudo-menaxher kishte postuar njoftim për punë në Zvicër. Menaxheri përdorte një firmë pastrimi shumë të madhe  në Zyrih për të kontaktuar me vajzat, ku më pas si kusht kryesor punësimi kishte që ato të kryenin marrëdhënie seksuale me të.

Rasti u denoncua nga një vajzë e quajtur Lorena e cila e kishte përsuar vetë. Ajo tregon se ka punuar në Zvicër si dado fëmijësh dhe duke kërkuar ka parë njoftimin për vende pune të lira në një firmë pastrimi banesash. Ajo ka kontaktuar me numrin e afishur në njoftim dhe nga ana tjetër e telefonit i është përgjigjur dikush që ishte prezantuar me emrin Mërgim.  

I riu  35 vjeçar siç ishte prezantuar punonte menaxher në këtë firmë në Zyrih dhe pa ndrojtje i kërkon Lorenës foto dhe moshën e më pas kushtin që duhet të punoje tek firma e tij. ” Të bësh seks me mua 1 herë në javë, rrogën e vendos vetë sa të duash” këto ishin fjalët e shkruara në whatsapp nga menaxheri.

Lorena shprehet se u shokua nga gjuha e përdorur  dhe nga kushtet e punës. “Ai shkruante se të paguante biletën e avionit, rrogën shumë të lartë” shprehet Lorena dhe në bazë të performancës seksuale nënshkruhej edhe kohëzgjatja e kontratës së punës. 

Të njëjtën gjë denoncuesja tregon se ky person ka bërë edhe me shoqet e saja që janë interesuar për punë. Ajo pohon se asnjëra nuk ka pranuar, por që do ta denoncojë si rast, pasi nuk do që femra të tjera të mashtrohen dhe mashtruesi të dënohet.

Pas denoncimit nga qytetarja, gazetarët e Fiks Fare kontaktuan me personin që mashtronte, duke kërkuar punë në firmën e pastrimit. Personi që ofronte këto punë u prezantua me emrin Mërgim Osmani, nga Dibra e Madhe e Maqedonisë së Veriut

Komunikimi me personin në fjalë u bë në rrjetet sociale, aty ku kishte shpallur njoftimin për vende pune së bashku me numrin e celularit.

Go to TOP