Kosova

Prokuroria Speciale shënjestron dy raste të reja

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka shënjestruar dy raste të reja, ku janë të përfshirë një numër i madh i personave për vepra të ndryshme penale.

Njëri rast është për shpërlarje të parave e tjetri për krim të organizuar dhe blerjen, posedimin, shpërndarjen dhe shitjen e paautorizuar e substancave narkotike.

Prokuroria Speciale ka propozuar për konfiskim të përhershëm të dy automjeteve të cilat janë sekuestruar nga të pandehurit në vendin e ngjarjes, të kartëmonedhave në shumë prej 125 mijë e 240 euro si dhe celularët e sekuestrua nga të pandehurit.

“Rasti i parë i shenjëstruar nga Prokuroria Speciale, është i koduar “JIMI”, ku janë të përfshirë disa persona për veprat penale “Shpëlarja e parave’’, nga neni 302 lidhur me nenin 31 të Kodit nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) dhe lidhur me nenin 56 paragrafi 1 të Ligjit nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.”

Ndërkaq, në rastin e dytë  të shenjëstruar nga Prokuroria Speciale, i cili është i koduar “KAMERA”, janë të përfshirë disa persona, për veprat penale bazë ‘’Krim i organizuar’’ neni 277,  si dhe ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike’’ neni 267. Nga ky rast janë sekuestruar 143.395 kg narkotik, nëntë (9) vetura, 13.000.00 euro si dhe pesëmbëdhjetë (15) celularë”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Komunikata e plotë:

Prishtinë, 10 qershor 2022 – Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Blerim Isufaj, ka mbajtur sot takimin e radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shenjëstrimin e krimeve të rënda, ku kanë shenjëstruar dy (2) raste të reja me një numër të madh  të personave për vepra të ndryshme penale.

Rasti i parë i shenjëstruar nga Prokuroria Speciale, është i koduar “JIMI”, janë të përfshirë disa persona për veprat penale “Shpëlarja e parave’’, nga neni 302 lidhur me nenin 31 të Kodit nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) dhe lidhur me nenin 56 paragrafi 1 të Ligjit nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

Prokuroria Speciale ka propozuar për konfiskim të përhershëm të dy (2) automjeteve të cilat janë sekuestruar nga të pandehurit në vendin e ngjarjes, të kartëmonedhave në shumë prej njëqindenjëzetepesë mijë e dyqindedyzet (125.240.00) euro, të sekuestruara, si dhe celularët e sekuestrua nga të pandehurit.

Ndërkaq, në rastin e dytë  të shenjëstruar nga Prokuroria Speciale, i cili është i koduar “KAMERA”, janë të përfshirë disa persona, për veprat penale bazë ‘’Krim i organizuar’’ neni 277,  si dhe ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike’’ neni 267. Nga ky rast janë sekuestruar 143.395 kg narkotik, nëntë (9) vetura, 13.000.00 euro si dhe pesëmbëdhjetë (15) celularë.

Shfaq më shumë
Back to top button
escort mersin - izmir escort