Prokuroria Speciale ndalon një person të dyshuar për ryshfet

Prokuroria Speciale njofton se një person është ndaluar për 48 orë për dyshimin e veprës penale “Ndihmë në dhënie të ryshfetit”.

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës është ndaluar për 48 orë E.L.

E.L. dyshohet për veprën penale “Ndihmë në dhënie të ryshfetit”.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore në përputhje me Kodin e Procedurës Penale, ligjet në fuqi dhe praktikat ndërkombëtare.

“Prokuroria Speciale riafirmon angazhimin në luftën kundër korrupsionit”, përdunon njoftimi i këtij institucioni. /Kosova.info/


Go to TOP