Prokuroria e Prizrenit për një muaj ka ngritur 192 aktakuza

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë muajit shtator 2024, ka ngritur gjithsej njëqind e nëntëdhjetë e dy (192) aktakuza, kundër dyqind e gjashtëdhjetë (260) personave, për raste të ndryshme penale. 

Në Departamentin e Krimeve të Rënda, janë ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave. 

Në Departamentin për të Mitur, janë ngritur njëzet (20) propozime për shqiptimin e masave edukative, të diversitetit ose dënimeve, kundër tridhjetë e nëntë (39) të miturve. 

Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, i kësaj prokurorie gjatë muajit shtator, ka ngritur njëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë (166) aktakuza kundër dyqind e tetë (208) personave, për vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore në Prizren mbetet e përkushtuar për luftimin e kriminalitetit, ngritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies. /Kosova.info/


Go to TOP