Prishtina hap për herë të parë Shkollën e Hotelerisë dhe Turizmit “7 shtatori”

Komuna e Prishtinës njofton se për herë të parë në kryeqytet do të hapet Shkolla e Hotelerisë dhe Turizmit “7 shtatori”.

Kjo shkollë e re do të ofrojë arsim profesional për gjeneratën e re të ekspertëve që do të zhvillojnë sektorin e turizmit dhe hotelerisë në Prishtinë dhe më gjerë.

Sipas komunës, hapja e kësaj shkolle është një hap i rëndësishëm për avancimin e turizmit dhe përgatitjen e profesionistëve të specializuar në këtë fushë.

“Prishtina, përtej pritshmërive!”, theksojnë nga Komuna duke nënvizuar rëndësinë e investimeve në edukimin profesional dhe zhvillimin e potencialit turistik të kryeqytetit. /Kosova.info/


Go to TOP