Prishje e gypit të ujit, dy fshatra të Mitrovicës pa ujë të pijshëm
Dy fshatra të Mitrovicës kanë mbetur pa ujë të pijshëm, si pasojë e një prishjeje të shfaqur. Kështu ka bërë të ditur Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica”.
“Njoftojmë banorët e fshatit Kqiq, një pjese të Shupkofcit dhe Lagjes te Stacioni i Vjetër në Frashër se, si pasojë e dëmtimit të gypit kryesor të ujit (Ø280 mm), është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm”, thuhet në njoftim.
Më tej, ata kanë bërë të ditur se punimet për sanimin e defektit fillojnë nesër. /Kosova.info/
