Presidentja Osmani në veri, ua uron të gjithë qytetarëve festën e fundvitit

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, ka qëndruar në veri të Mitrovicës. Në prag të festës së fundvitit, Osmani ka vizituar Drejtorinë e Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut. Ajo u shpreh se arsyeja e vizitës ishte për ta përgëzuar Policinë e Kosovës për punën e mirë dhe për t`i uruar ata për festat e fundvitit.

“Në radhë të parë ishim në vizitë në drejtorinë e Policisë për t’i falënderuar policët e të gjitha komuniteteve për shërbimin e tyre të çdo ditshëm në interes të të gjithë qytetarëve në mbrojtjen e jetës dhe pronës së tyre. Për t’i inkurajuar ata që edhe kur ka netë festash dhe ata sakrifikojnë duke qenë larg familjes së tyre dhe për t’iu dhënë gjithë mbështetjen e mundshme institucioneve të Kosovës”, ka deklaruar Osmani.

Presidentja Osmani nga veriu i ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës për vitin e ri, duke i uruar shëndet e lumturi. Ajo urimin e bëri edhe në gjuhën serbe.  

“Shfrytëzoj rastin që t’i uroj të gjithë qytetarët e Kosovës të të gjitha etnive për festat e fundvitit duke iu dëshiruar të gjithëve shëndet dhe prosperitet me shpresën që viti 2025 do t’i sjell të gjitha të mirat për shtetin tonë”, ka theksuar Osmani.

Po ashtu, Osmani gjatë vizitës në veri është ndaluar edhe në një shtëpi në “Kroin e Vitakut”, si dhe ka vizituar disa biznese.

Po ashtu, Osmani gjatë vizitës në veri është ndaluar edhe në një shtëpi në “Kroin e Vitakut”, si dhe ka vizituar edhe disa biznese. Gjatë vizitës në veri të Kosovës është e shoqëruar me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Gazmend Hoxha, si dhe kryetarin i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.

Presidentja Osmani në veri

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, raportohet se është duke qëndruar në veri të Mitrovicës.

Në prag të festës së fundvitit, Osmani ka vizituar Drejtorinë e Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut.

Automjetet e Presidencës janë parë duke hyrë në oborrin e stacionit policor, në një vizitë të paparalajmëruar nga kabineti i shefes së shtetit.

Osmani është parë së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxha.

Qëllimi, sipas saj, është t’ju përgëzoj për punën e mirë dhe t’ju uroj festat e fundvitit. Po ashtu, Osmani gjatë vizitës në veri është ndaluar edhe në një shtëpi në “Kroin e Vitakut”.

Kjo është vizita e parë e Osmanit në veri, pas sulmit të 29 nëntorit në kanalin e Ibër-Lepencit në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut, komunë kjo me shumicë serbe në veri të vendit.


Go to TOP