Presidenca kundërshton propozimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike: Shkel mbrojtjen e

Presidenca e Republikës së Kosovës ka shprehur kundërshtimin e saj ndaj propozimit për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, duke e konsideruar këtë iniciativë si të papranueshme dhe në kundërshtim me kornizën ligjore që garanton mbrojtjen e konsumatorëve.

Në një reagim zyrtar, Presidenca thekson se propozimi për rritjen e tarifave injoron situatën socio-ekonomike në vend dhe rëndon më tej mirëqenien e qytetarëve, veçanërisht të atyre me të ardhura të ulëta. Po ashtu, Presidenca ka rikujtuar se ZRRE është e obliguar me ligj të sigurojë një balancë mes interesave të konsumatorëve dhe zhvillimit të qëndrueshëm të sektorit energjetik.

“Ashtu si gjatë shqyrtimit të jashtëzakonshëm të vitit 2023, Presidenca ka analizuar me kujdes raportet konsultative për përshtatjen e të Hyrave Maksimale të Lejuara të operatorëve energjetikë dhe tashmë ka dorëzuar komentet e saj pranë Zyrës së Rregullatorit për Energji,” thuhet në reagim.

Presidenca ka bërë të ditur se komentet e plota lidhur me këtë proces janë dorëzuar pranë ZRRE-së dhe i ka vënë në dispozicion për publikun. /Kosova.info/


Go to TOP