Pren Domgjoni ironizon kandidatin për Prishtinën: “Problemi nuk është pritja, por autobusi që s’vjen”

Aktivisti Pren Domgjoni ka reaguar me ironi ndaj kandidatit për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, i cili ka theksuar ndërtimin e pritoreve si një nga prioritetet e tij në fushatë, shkruan Kosova.info.

Duke publikuar një fotografi të disa pritoreve të autobusëve në Japoni, Domgjoni tha se problemi kryesor në Prishtinë nuk qëndron te pamja apo komoditeti i pritoreve, por te vonesat dhe mungesa e autobusëve në orar.

“Urani e bëri problem kryesor, pritoret. Për mua problem është mosardhja e autobusit në kohë, e jo sa komode e ke pritoren, o Uran,” shkroi Domgjoni në një postim në rrjete sociale.

Reagimi i tij është interpretuar si një kritikë ndaj qasjeve estetike në fushatën zgjedhore, duke theksuar nevojën për efikasitet në shërbimet publike të transportit në kryeqytet./Kosova.info/


Go to TOP