Prej javësh ishte “zhdukur”, shfaqet në televizion komandanti i Quds të Iranit

Televizioni shtetëror iranian ka shfaqur burrin, që dukej të jetë Esmail Qaani, komandanti i lartë i forcave Quds të Iranit.

Ai u pa duke marrë pjesë në një ceremoni mortore të komandantit të lartë të Gardës Revolucionare të vrarë në Liban.

Ishte përfolur shumë për fatin e Qaani ditët të fundit, pas “zhdukjes” së tij dhe mos-shfaqjes në publik.

Madje disa raportonin se ai mund të jetë vrarë në sulmet izraelit në Liban që kishin shënjestruar komandantin e Hezbollahut, Hashem Safieddine, derisa tjerët pretendonin se ai mund të ketë pësuar sulm në zemër apo të jetë marrë në pyetje nga Irani i dyshuar si spiun.

Pamjet shfaqin Qaaani në ceremoninë mortore që po zhvillohej në qytetin irakian Karbala, ku po varrosej gjenerali i Gardës Revolucionare të Iranit, Abbas Nilforoushan, që u vra në sulmet ajrore izraelite së bashku me komandantin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah.

https://twitter.com/MazMHussain/status/1845992991405621624?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1845992991405621624%7Ctwgr%5E89ff30fcaea1d6cfd7d589ea0ce0ac0848e71a41%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fprej-javesh-ishte-zhdukur-shfaqet-ne-televizion-komandanti-i-quds-te-iranit%2F
Go to TOP