Përparim Rama me plan konkret për trafikun urban: Modernizim, më eficient dhe më profitabil

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka vizituar sot, punëtorët e trafikut urban, ku ka dëgjuar hallet dhe problemet me të cilat pëballen 373 punëtorët.

Rama ka theksuar se trafiku urban nuk përdoret sa do të duhej dhe para tyre ka prezantuar para tyre planin konkret për modernizimin e trafikut urban, për të qenë edhe më eficient dhe më profitabil.

Shkrimi i plotë nga Përparim Rama:

Trafiku urban, një pikë strategjike, shumë e rëndësishme për qytetin tonë!🚍

Sot patëm takim me udhëheqësit dhe punëtorët e trafikut urban. Ata më treguan për përpjekjet e tyre që ta kthejnë këtë sektor në një ndërmarrje të suksesshme. Sot në Prishtinë funksionojnë 24 autobusë me 373 punëtorë. Transporti urban nuk përdoret aq sa do të duhej, dhe kjo për shkak të disa faktorëve.

Qëllimi im është që të ndërtojmë një rrjet të transportit urban i cili ofron për qytetarët një përvojë praktike, të mirë por edhe pak të kushtueshme.
Do ta modernizojmë trafikun urban, do ta bëjmë më eficient dhe më profitabil.

💙Të gjithë së bashku për Prishtinën me karakter unik në botë🤍

PR4PR

Prishtina

PerparimRama

PerPrishtinenPraktike

Go to TOP