Policia në Prishtinë vazhdon zbatimin e planit operativ `Semafori`
Policia në Prishtinë ka njoftuar se ka vazhduar me implementimin e planit operativ “Semafori”, në të gjitha rrugët rajonale dhe nacionale të rajonit të Prishtinës, gjatë të cilit ka shqiptuar 62 gjoba për mosrespektim të semaforit dhe përdorim gjatë vozitjes.
“Vetëm sot (09:00 deri në 14:00), janë shqiptuar 62 gjoba, prej tyre për mosrespektim të semaforit, janë shqiptuar 15 dhe janë konfiskuar 15 patentë shoferë”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit angazhimet për sigurinë në trafik do të kenë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të vazhdojnë deri sa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar.
“Njësiti Rajonal i Trafikut rrugor, po vazhdon me implementimin e planeve operative për kontrollin e shtuar në trafik”, thuhet tutje në njoftim. /Kosova.info/
