Policia në aksion kundër keqpërdorimit të fëmijëve lëmoshë-kërkues

Gjatë muajve të nxehtë, korrik e gusht, policia e rajonit në Prizren ka paraparë plan të veçantë të trajtimin e lëmosh-kërkuesve e sidomos lëmoshë-kërkuesve fëmijë, ku cenohet shëndeti i drejtpërdrejtë i tyre në temperaturat e larta të cilat po mbretërojnë këto ditë.

Pjesë e këtij plani, sipas policisë, janë edhe Qendrat për Punë Sociale të Komunave përkatëse për një trajtim sa më të mirë dhe profesional.

“Në javën e kaluar stacioni policor në Prizren ka trajtuar disa lëmosh kërkues, shtetas të Shqipërisë, në mesin e tyre edhe fëmijë. Në lidhje me këta lëmoshë-kërkues është kontaktuar Drejtoria për Migrim dhe të Huaj nga Policia Kufitare Perëndimi dhe Gjykata Themelore në Prizren.  Të gjithë lëmoshë kërkuesit vullnetarisht kanë lëshuar territorin e Republikës së Kosovës”, njofton policia.

Dyshohet se fëmijët lëmoshë-kërkues janë viktima të keqpërdorimit nga persona të rritur të cilët  i detyrojnë që të kërkojnë lëmosh edhe në kushte të vështira atmosferike.

Policia e Kosovës, thuhet se do të vazhdojë të me Planin Operativ edhe gjatë ditëve dhe javëve në vijim. /Kosova.info/


Go to TOP