“Gjithçka po digjet”: Trupat ukrainase mbrojnë zonën e nxehtë të Donjeckut

Ushtarët ukrainas po luftojnë për t’i mbajtur pozicionet mbrojtëse pranë qytetit të Toreckut, teksa forcat ruse po përpiqen të zaptojnë më shumë territor në rajonin e Donjeckut.

Qyteti industrial në vijën e frontit është thënë të ketë qenë relativisht i qetë deri në qershor, kur forcat ruse i rritën sulmet në zonë, teksa avanconin.

Korrespondenti i Radios Evropa e Lirë, Maryan Kushnir, ka kaluar disa ditë me njësitet ukrainase që po mundohen t’i zmbrapsin përpjekjet ruse për të avancuar edhe më thellë në rajonin lindor të Ukrainës.

Go to TOP