Policia ndalon një furgon, brenda tij ishin 34 shtetas të huaj

Policia e Kosovës ka ndaluar sot në autostradë një furgon në të cilin janë gjetur 34 shtetas të huaj.

“Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për Kontroll të Autostradave në Republikën e Kosovës, gjatë realizimin të detyrave dhe autorizimeve ligjore, rreth orës 11:00 kanë ndaluar një furgon të tipit ‘mercedes’ me targa vendore, ku gjatë kontrollit të furgonit brenda tij janë gjetur 34 persona shtetas të huaj, meshkuj të moshës madhore”, thuhet në njoftim.

Policia ka njoftuar se lidhur me rastin është njoftuar stacioni kompetent policor dhe Njësia për Migrim dhe të Huaj në kuadër të PK-së, për procedura të mëtejme ligjore. 

Go to TOP