Policia kërkon bashkëpunim nga qytetrët për identifikim e dy të dyshuarve

Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi.

Policia njofton se personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast, përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm, që ka ndodhur qershor të vitit 2023.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftimin e policisë.

Go to TOP