Vetaksidenti në Drenas: Njëra prej të lënduarave në gjendje shumë të rëndë

Dy vajza janë vetaksidentuar me motoçikletë gjatë ditës së hënë në fshatin Dobroshec të Drenasit.

Si pasojë të dyja janë dërguar për trajtim në Qendren Klinike dhe Universitare.

Derisa njëra prej tyre është në gjendje tejet të rëndë dhe po trajtohet në Mjekimin Intensiv Qendror.

Rreth gjendjes së saj ka folur mjeku kujdestar në MIQ, Mentor Alimusaj.

“Gjendja e saj është tepër e rëndë. Ende është në intubim. Ka lëndime serioze në kokë, në tru. Jemi duke e mbajtur me barëra inotrope, për ta stabilizuar tensionin. Shpresa ka pak, po presim”, tha ai.

Go to TOP