Përparim Rama për mësimin tërëditor: Investim në brezin që po ndërton të ardhmen e qytetit

Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, ka folur sot për mësimin tërëditor në shkollat e Prishtinës.

Ai ka thënë se mësimi tërëditor së shpejti do të zhvillohet në të gjitha shkollat e Prishtinës.

“Nga viti 2024, shkolla në Prishtinë nuk ndalet në mesditë. Mbi 3 mijë nxënës janë të përfshirë në mësimin tërëditor. Në 12 shkolla të reja do të fillojë ky proces”, ka thënë Rama.

Sipas tij, “ky nuk është veç një projekt arsimor, është investim në gjeneratën që po rrit qytetin tonë”.


Go to TOP