Përfundon numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike, kaq vota morën partitë politike
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në përditësimin e fundit, ka njoftuar se ka përfunduar numërimi i të gjitha votave nga përfaqësitë diplomatike.
KQZ, në faqen e saj, ka njoftuar se nga votat e numëruara, prin si parti e parë Lëvizja Vetëvendosje, më pas Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, e Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 83.28% ose 18,789 Vota;
Partia Demokratike ka marrë 7.13% ose 1,608 vota;
Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 6.60% ose 1,490 Vota;
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 2.06% ose 464 Vota.
