Përfundon numërimi i votave me kusht dhe atyre me nevoja të veçanta në Prishtinë, kaq morën Perparim Rama e Hajrulla Çeku

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e numërimit të votave me kusht dhe të votave të personave me nevoja të veçanta për balotazhin e 9 nëntorit në komunën e Prishtinës.

Sipas rezultateve zyrtare, kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, ka marrë 108 vota nga personat me nevoja të veçanta, ndërsa kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, ka marrë 68 vota nga e njëjta kategori.

Në anën tjetër, tek votat me kusht kryeson kandidati i LVV-së. Hajrulla Çeku ka marrë 82 vota, ndërsa Përparim Rama 54 vota.

Me publikimin e këtyre rezultateve, gara në kryeqytet hyn në fazën finale të numërimit, ndërsa epërsia në kategori të ndryshme të votuesve shihet si indikator i dinamikave të balotazhit mes dy kandidatëve.


Go to TOP