Përfundon me sukses operacioni i Adriana Matoshit

Aktorja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi, i është nënshtruar sot një operacioni.

Ajo njoftoi ditë më parë se i ishte rikthyer tumori në tru pas nëntë vitesh, me çka u detyrua që t’i nënshtrohet ndërhyrjes së radhës për shmangien e tij.

Operacioni i kryer në Prishtinë ka kaluar me sukses dhe lajmi është konfirmuar nga miqtë e afërt të aktores.

Ka qenë fillimisht shoku i saj i fëmijërisë, Petrit Reçica, ai i cili përmes një statusi në Facebook përdori ironinë satirikë për të treguar se Adriana ia doli.

“Zemra jonë Adriana, domethënë edhe kësaj here jua lujti lojën e kaloi me sukses”, shkroi ai në Facebook.

Kujtojmë se për t’i dalë në ndihmë aktores dhe deputetes së Vetëvendosjes, në Prishtinë u organizua një marsh të hënën në mbështetje të saj, ku të pranishëm ishin plot qytetarë.


Go to TOP