Për herë të parë në QKUK kryhet procedura e kateterizimit në zemër tek një fëmijë

Shërbimi Klinik Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se për herë të parë nga stafi i mjekëve të QKUK-së është kryer procedura e kateterizimit në zemër tek një fëmijë i moshës 14 vjeçare.

Në njoftim thuhet se procedura është kryer nga mjekët e Klinikës së Pediatrisë, në bashkëpunim me ata të Klinikës së Kardiologjisë.

“Fëmija L.S. ishte diagnostikuar me hipertension arterial të ngritur dhe është bërë ekzaminimi invaziv hemodinamik, me qëllim të zbulimit të ndonjë ngushtimi të arterieve. Ekzaminimi Invaziv është kryer ne sallën e Hemodinamikës të Klinikës së Kardiologjisë”, thuhet më tutje.

Ekzaminimi është kryer vetëm nga stafi vendor i mjekëve dhe infermierëve dhe procedura ka kaluar pa komplikime.

Fëmija pas procedurës është transferuar në Klinikën e Pediatrisë.

Go to TOP