Pas takimi me Sorensen, Kurti tregon tri kërkesat që i ka në dialog
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti i cili mori pjesë në Konferencën e Sigurisë në Munich, është takuar me emisarin special të BE-së për dialogun, Peter Sorensen, të cilit edhe i uroi suksese në detyrën e re.
Kurti përmes në platformën X ka shkruar për tri kërkesat që i ka në dialogm të cilat janë që Serbia duhet ta tërheq letrën e drejtuar EEAS në dhjetor të 2023, ta dorëzojë Milan Radoçiqin, si dhe Marrëveshja duhet të nënshkruhet për të parandaluar shkeljet e ardhshme.
“Ne mbetemi të përkushtuar për zbatimin e plotë dhe të shpejtë të Marrëveshjes Themelore dhe aneksit të saj. Serbia duhet të tërheqë letrën e saj të 13 dhjetorit 2023 drejtuar EEAS dhe të dorëzojë Milan Radoiçiq-in për të rikthyer besimin në dialog, ndërsa Marrëveshja duhet të nënshkruhet për të parandaluar shkeljet e ardhshme”, ka shkruar Kurti. /Kosova.info/
At #MSC2025, I congratulated the new EU Special Representative for the Dialogue, Peter Sørensen, on his new role and wished him success.
— Albin Kurti (@albinkurti) February 14, 2025
We remain committed to the full and swift implementation of the Basic Agreement and its annex. Serbia should withdraw its December 13, 2023,… pic.twitter.com/ie6KMX3RVy
