Kelmendi: Turp i madh! Hipokrizi e skajshme ndaj Gresa Cakës

Gazetari dhe analisti Adriatik Kelmendi ka reaguar ashpër ndaj heshtjes së grupeve që mbrojnë të drejtat e grave në Kosovë në rastin e Gresa Cakës.

Përmes një postimi, ai ka kritikuar ashpër mungesën e mbështetjes për ish-zëvendëskryeministren, duke e cilësuar këtë si një shembull të hipokrizisë së skajshme.

Kelmendi theksoi se, ndonëse këto grupe shpesh reagojnë me forcë kur një grua sulmohet apo përballet me padrejtësi, në rastin e Gresa Cakës ato kanë heshtur.

Ai vuri në pah se nga katër pozitat më të larta në shtet, dy kanë qenë të mbajtura nga gra, përfshirë edhe Cakën, e cila sipas tij është “gri dhe prerë pa hak e pa hile” nga gra të tjera të fuqishme, për interesa jo fisnike. /Kosova.info/


Go to TOP