Pas një pauze të gjatë, Baby G i rikthehet skenës muzikore

Këngëtarja nga Shqipëria, Baby G, i është rikthyer skenës muzikore pas një pauze njëvjeçare.

Artistja e njohur ka publikuar këngën e re të quajtur “Larg”, të cilën po ashtu e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Meqenëse është një artiste që komentohet mjaft edhe për paraqitjen e jashtme, Gordana Kingji (emri i vërtetë) edhe në këtë klip erdhi në skena atraktive.

Me vallëzimet atraktive pranë detit, ish-anëtarja e “On Records” dukej në formë të mirë.

Tekstin dhe melodinë e ka realizuar vet artistja, kurse për ‘beat-in’ u përkujdes Stine Records.

Image
Go to TOP