Pas humbjes nga Barcelona, Real Madrid dhe Xabi Alonso ndajnë rrugët

Real Madrid ka konfirmuar zyrtarisht ndarjen me trajnerin Xabi Alonso, pas humbjes 3-2 ndaj Barcelonës në finalen e Superkupës.

Klubi madrilen ka njoftuar se vendimi është marrë me marrëveshje të përbashkët mes palëve. Alonso, i cili e kishte marrë drejtimin e ekipit më 1 qershor 2025 pas largimit të Carlo Ancelotti, ka qëndruar më pak se një vit në krye të skuadrës.

Gjatë mandatit të tij, Alonso është përballur me vështirësi në dhomat e zhveshjes, përfshirë raportime për përplasje me Vinicius Junior rreth minutave të lojës.

Edhe pse fillimi i sezonit ka qenë pozitiv dhe ai është shpallur trajneri i muajit në La Liga për gushtin, rezultatet e paqëndrueshme dhe pakënaqësitë e brendshme kanë ndikuar në vendimin përfundimtar.

Real Madridi e ka falënderuar Alonson për punën dhe përkushtimin, duke theksuar se ai do të mbetet gjithmonë pjesë e historisë së klubit.


Go to TOP