Parashikimi i motit për të enjten

Për të enjten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku fillimisht në zona të caktuara pritet të ketë rrebeshe të izoluara rreth mesditës, ndërsa gjatë orëve të pasditës priten lokalisht zhvillime të fuqishme të vranësirave, të cilat do të krijohen në formë frontale, duke sjellur lokalisht rrebeshe të vrullshme shiu, të shoqëruara me shkarkesa të forta elektrike dhe breshër, njofton Meteo Kosova.

Si pasojë e reshjeve të fuqishme, priten edhe vërshime lokale.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-67 km/h!

Temperaturat minimale do të luhaten prej 13 deri në 16°C, ndërsa ato maksimale prej 23 deri në 28°C.

Go to TOP