Një muaj paraburgim për të dyshuarit për disa vepra penale

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve A.K., S.R. dhe F.T., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale të sanksionuara sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). 

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtarja e procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale: 

A.K. – për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale vrasja e mbetur në tentativë nga neni 172 lidhur me nenin 28;  mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

F.T. – për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale vrasja e mbetur në tentativë nga neni 172 lidhur me nenin 28 dhe 32;  mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1; në bashkëkryerje ka kanë kryer veprën penale sulmi nga neni 184 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

S..R. – për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale në bashkëkryerje ka kanë kryer veprën penale sulmi nga neni 184 paragrafi 1 lidhur me nenin 31; mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtarja e procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtëve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj. /Kosova.info/

Go to TOP