Gjobë ndaj shoferes që tejkaloi në vijë të plotë

Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, saktësisht në fshatin Gërlicë të Ferizajt ka ndaluar shoferen e moshës 25 vjeçare, e cila me veturë ka bërë tejkalim në vijë të plotë, duke rrezikuar veten dhe pjesëmarrësit tjerë në komunikacion.

Në njoftimi bëhet e ditur se kjo kundërvajtje është identifikuar përmes dronit të policisë.

Ndaj saj policia i shqiptoi një gjobë për kundërvajtje sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim 200 euro, 2 pikë negative dhe heqje të patentë shoferit për 3 muaj.

“Me këtë rast Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnëshenjat dhe rregullat e komunikacionit dhe mos të bëjnë tejkalime në vijë të plotë”, ka apeluar policia. /Kosova.info/

Go to TOP