Vidhen kabllot elektrike të Fabrikës së Plastikës që ishte djegur muaj më parë

Në Gllogoc tek Parku i Biznesit, persona të panjohur kanë vjedhur kabllot elektrike të objektit të fabrikës që ishte djegur muaj më parë.

Policia në raportin 24 orësh njofton se rasti është duke u hetuar.

“Parku i Biznesit, Gllogoc 09.05.2024-NN. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se, persona të pa njohur kanë vjedhur kabllot elektrike të objektit të fabrikës, e cila muaj më parë ishte djegur. Rasti është duke u hetuar”, njofton Policia e Kosovës.

Go to TOP