Osmani flet me dy senatorë amerikanë: I njoftova për zhvillimet dhe përpjekjet për t’i kapërcyer sfidat

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka biseduar sot me dy senatorët, Jeanne Shaheen dhe Peter Ricketts, me të cilën folën për përkushtimin e partneritetit Kosovë – ShBA.

Osmani tha se me dy senatorët folën edhe për çuarjen përpara të Kosovës në rrugën e saj euroatlantike.

“I njoftova me mw tw reja për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe përpjekjet tona për të kapërcyer sfidat”, tha Osmani.

Kujtojmë se dje, gjashtë senatorë, përfshirë edhe Pete Ricketts, thanë se tensionet e fundit në veri të vendit po rrezikojnë pa nevojë dobësimin e marrëdhënieve të Kosovës e Serbisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Comments

Be the first to comment on this article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Go to TOP