Elkier Bushkolaj: Vllau si shkjau..

Bushkolaj e ka dënuar dhe reagimin e vobektë të klasës politike shqiptare për zhvillimet në Kosovë që sipas tij dëshmon një vetëdije të ulët kombëtare të këtyre politikanëve.

Reagimi i vobektë i klasës politike shqiptare për zhvillimet në Kosovë është dëshmi e vetëdijës së ulët kombëtare të këtyre politikanëve. Fasadës së mbledhjes së përbashkët të dy parlamenteve i ra boja shpejt. Për të djathtën shqiptare, Kosova ka qënë në krye të listës në çështjet diplomatike, e jo rastësisht në 2008 lajmi për pavarsinë e Kosovës u njoftua në Tiranë nga Presidenti i SHBA-ve George Ë Bush. Sot në të gjitha grupimet e së djathtës numërohen me gishta deputetët që e kuptojnë realisht rrezikun që i kanoset Kosovës në të ardhmen, ndonëse disa prej tyre pikërisht nga Kosova e nisën karrierën politike. Për të majtën nuk ja vlen të flasësh se ndonjëri prej përfaqësuesëve të tyre Rankoviçin mund ta dijë për hero të Kosovës. E trishtë ku konstaton ish presidentë që reklamojnë syze firmato dhe bredhin si blogerë dhe ish kryeministra, apo ish ministra që harbohen buzuqeve dhe kazinove e që nuk gjejnë kohë për të shkruar dy rrjeshta për atë çfarë po ndodh në Kosovë.

Go to TOP