Nagelsmann largohet nga Gjermania, Klopp favorit për postin e trajnerit
Julian Nagelsmann është larguar nga posti i tij në krye të kombëtares së Gjermanisë, sipas raportimeve në vend. Jurgen Klopp është kandidati kryesor për të marrë këtë detyrë, pas spekulimeve mbi interesimin e tij gjatë Kupës së Botës.
Gjermania u eliminua nga Kupa e Botës në rrethana befasuese, pasi humbi ndaj Paraguajit nga penalltitë. Pritet që Nagelsmann të qëndronte në krye të ekipit deri pas Euro 2028, por pas dështimit në Kupën e Botës, ai ia la vendimmarrjen në dorë të drejtuesve, raporton Mirror.
Ai tha: “Jam i disponueshëm. Nëse DFB-ja [Federata Gjermane e Futbollit] e dëshiron këtë, atëherë do ta drejtoj ekipin në Euro 2028; nëse jo, atëherë duhet të më njoftojnë. Nuk jam dikush që tërhiqet”.
Nagelsmann pranoi se skuadra e tij nuk mund të konsiderohej si një nga ekipet më të mira në botë. “Nëse eliminohesh nga Paraguai, thjesht nuk je një ekip futbolli i nivelit të lartë. Jam shumë i zhgënjyer”, tha ai.
Të enjten, pas një takimi me drejtuesit e DFB-së, u raportua se bordi i kishte kërkuar Nagelsmann-it të shqyrtonte mundësinë e dorëheqjes ose të përballej me shkarkim. Duket se 38-vjeçari do t’ua plotësojë kërkesën; një deklaratë zyrtare pritet të dalë sot.
