Osmani e Kurti për Emrën: Veprat e tij, trashëgimi kulturore

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë shprehur ngushëllimet e tyre pas humbjes së akademikut dhe poetit, Tahir Emra.

Presidenca e Kosovës ka ngushëlluar Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe komunitetin kulturor, duke e çmuar për kontributin në sferën akademike dhe atë kulturore.

“Veprat e tij artistike, të ekspozuara brenda dhe jashtë vendit, janë dëshmi e pasionit dhe përkushtimit, ndaj mbeten trashëgimi e çmuar për brezat”, thuhet në .

Kryeministri Albin Kurti në anën tjetër ka thënë se ai ka qenë simbol i pasionit dhe talentit, disiplinës dhe rezistencës për artin dhe dijen.

“Tahir Emra, si Docenti dhe Prodekani i parë shqiptar i Akademisë së Arteve Figurative, ka lënë pas një thesar të pashoq krijimesh, të cilat do të vazhdojnë të flasin për të brezave që do të vijnë. Veprat e tij janë pjesë e trashëgimisë sonë kulturore dhe janë të njohura si brenda ashtu edhe jashtë Kosovës”, ka kujtuar Kurti.

Emra ka vdekur në moshën 86-vjeçare.

Go to TOP