Osmani e Greenfield flasin për avancimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të Samitit ShBA-Afrikë, ka takuar Linda Thomas Greenfield, ambasadore e ShBA-së në Kombet e Bashkuara, njëkohësisht anëtare e kabinetit të presidentit Biden.

Në këtë takim, Osmani tha se kanë diskutuar për situatën e sigurisë në rajonin tonë si dhe për mbështetjen amerikane për avancimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Ajo tha se Linda Thomas Greenfield, Ambasadore e ShBA-së në Kombet e Bashkuara është një personalitet i jashtëzakonshëm me vlerësim dhe përkushtim të lartë për avancimin e vazhdueshëm të raporteve Kosovë-ShBA. /Kosova.info/

Go to TOP